Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se viktima nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.