image Therja me thikë në Ferizaj/ Prangosen edhe dy të dyshuar të tjerë

Siguri

Therja me thikë në Ferizaj/ Prangosen edhe dy të dyshuar të tjerë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të kërkuar si të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e policisë sot përfunduan një 25-vjeçar me inicialet Sh.L dhe një 31-vjeçar me inicialet I.M.

Ata dyshohen se janë përfshirë në rastin “Lëndim i rëndë trupor”, therje me thikë, që ka ndodhur më 1 gusht, rreth orës 00:17, në një rrugë të Ferizaj, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person me inicialet F.H., 38-vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK.

Te 31-vjeçari policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator me 13 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, ndaj 25-vjeçarit, A.D., i cili ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim natën kur ndodhi rasti, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati./Gazeta Sinjali/