image Policia jep detaje për therjen me thikë në Prizren, viktima u sulmua në qafë - pritet t’i nënshtrohet operacionit

Siguri

Policia jep detaje për therjen me thikë në Prizren, viktima u sulmua në qafë – pritet t’i nënshtrohet operacionit

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngatërresë e cila ka ndodhur në lagjen Kurrill të Prizrenit, ku një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30, Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”.

Bytyqi për Sinjalin ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.

Sinjali mëson se i lënduari për shkak të lëndimeve të marra, pritet t’i nënshtrohet operacionit.

/GazetaSinjali/