Një murator shqiptar rreth 47-vjeç është plagosur me thikë në Rivoltella di Desenzano në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.
Autori është një 50-vjeçar me precedent penal, ndërsa sherri ndodhi jashtë një lokali. Debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.
Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.
Disa orë më pas, autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./Gazeta Sinjali/