Një person është sulmuar sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe i njëjti dyshohet të ketë marr lëndime nga një mjet i mprehtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 21:20 është pranuar informata se në lagjen Dardania në Prishtinë, një person është sulmuar dhe dyshohet se ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rasti si dhe po punon për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/