Një therje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, pas një mosmarrëveshje një person ka therur me thikë personin tjetër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetime.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:05, në Podujevë./GazetaSinjali/