Një person është lënduar pasi është therur me thikë, mbrëmë rreth orës 23:00 në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se shkaku i lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/