image Theret me thikë një nxënës në Prishtinë

Siguri

Theret me thikë një nxënës në Prishtinë

news image

Fjalosjet ndërmjet nxënësve shpesh herë kanë rezultuar edhe me përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një zënkë dhe një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve e Gazetës Sinjali brenda policisë, një i mitur është sulmuar me thikë në shkollën e mesme “Shtjefan Gjeqovi” dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Mësohet se i mituri është këndellur dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka thënë në polici se pas një zënke që ka pasur me një person tjetër ka ardhur deri te kjo therje, kanë thënë burime të Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/