image Ekskluzive | “Loja” me thikë në shkollën " Hysni Zajmi" përfundon në Urgjencë – lëndohet nxënësja në Gjakovë

Siguri

Ekskluzive | “Loja” me thikë në shkollën ” Hysni Zajmi” përfundon në Urgjencë – lëndohet nxënësja në Gjakovë

news image

Një incident shqetësues ka ndodhur më 20 maj 2026 në Shkollën e Mesme “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku një nxënëse e mitur ka përfunduar në Emergjencë me lëndime në dorë, pasi dyshohet se u godit me thikë nga bashkëmoshatari i saj gjatë kohës sa po “luanin” së bashku, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është njoftuar nga stafi i Urgjencës, pasi vajza me inicialet F.H. ishte paraqitur për trajtim mjekësor me prerje në dorën e djathtë, të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Nga hetimet e para është kuptuar se lëndimi dyshohet të jetë shkaktuar nga nxënësi F.N., i cili sipas deklarimeve, pa qëllim e kishte goditur me thikë shoqen e klasës derisa po qëndronin bashkë në shkollë.

Pas rastit, i mituri është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku është intervistuar, ndërsa Policia ka konfiskuar edhe thikën e përdorur në incident.

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/