image Theret me thikë një i ri në Shkodër, arrestohet një 24-vjeçar

Shqipëri

Theret me thikë një i ri në Shkodër, arrestohet një 24-vjeçar

news image

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 24 vjeçar në Shkodër pasi i njëjti ka qëlluar me thikë një të ri mbrëmë.

Policia lokale sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg.

24 vjeçari me iniciale K. H., nga fshati Grudë e Re, pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 01.08.2020, ku u plagos me mjet prerës një 20-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Gazeta Sinjali/