Një person është therur me thikë dje rreth orës 11:00 në Prizren.
Policia njofton se rasti ka ndodhur pas një rrahje ndërmjet disa të rinjve.
“Prizren 10.03.2020-11:20. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes disa të rinjve ku i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin, në stacion policor janë shoqëruar tre persona, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/