Një person është plagosur me thikë në Malishvë gjatë një rrahje ku janë përfshirë pesë të rinj të kësaj komune, merr vesh Gazeta Sinjali.
I lënduari me inicialet Q. K. emër i njohur për redaksinë, dyshohet se është goditur me mjetin e fortë në krahun e majtë. Për pasojë ai është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore në Malishevë për tu dërguar më pas për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Stacionin e Autobusëve të kësaj qyteze, teksa të dyshuarit të moshës 16 deri 20 vjec, nxënës të shkollës së mesme, janë përleshur mes vete për motive deri tani të panjohura.
Të dyshuarit me inicialet Q.K, Sh.B, P.TH, A.Sh dhe R.K, emra të njohur për redaksinë, janë shoqëruar në stacionin policor ku pas intervistimit, në prani të punëtorit të qendrës për punë sociale dhe avokatit, janë liruar.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një brisk dhe një shufër metalike që dyshohet se janë përdorur në këtë rast. /Gazeta Sinjali/