Një i mitur është therur me thikë, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, më 27 tetor, rreth orës 19:30, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se për shkak të lëndimeve, viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuar për therjen e tij është një i mitur tjetër, i cili është intervistuar.
Lidhur me këtë ende nuk është arrestuar asnjë person./Gazeta Sinjali/