image Theret me thikë një 58-vjeçar në Mitrovicë

Siguri

Theret me thikë një 58-vjeçar në Mitrovicë

news image

Një 58-vjeçar në Mitrovicë është therur me thikë sot, raporton Gazeta Sinjali.

Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Mitrovicës, i ka thënë Sinjalit se janë duke punuar për ta arrestuar dorasin.

Është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima rreth 58 vjeçar, ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). I lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Zahiti për Sinjalin.

Ndërkohë, disa media lokale kanë raportuar se dorasi është djali i vet. /Gazeta Sinjali/