image Theret me thikë një 20-vjeçar në Gjakovë, i dyshuari përfundon në pranga

Siguri

Theret me thikë një 20-vjeçar në Gjakovë, i dyshuari përfundon në pranga

news image

Dje në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor, shkruan Gazeta Sinjali.

Atje një 20-vjeçar është ther me thikë nga një person tjetër dhe në lidhje me këtë rast Policia është informuar nga Emergjenca e Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima ka marrë plagë në krahun e majtë dhe pas pranimit të trajtimit mjekësore, ai është liruar.

Më pas, i riu është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe para tyre ka deklaruar se është goditur dy herë me thikë nga një person, i cili është identifikuar pastaj nga Policia.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në ndalim në qendrën e mbajtjes.

/GazetaSinjali/