image Theret me mjet të fortë një person në Istog, Policia në kërkim të të dyshuarit

Kosovë

Raporti/ Theret me mjet të fortë një person në Istog, Policia në kërkim të të dyshuarit

news image

Dje pasdite një person nga fshati Sine i Istogut ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë familjare në këtë qytet pasi ishte therur me një mjet të fortë.

Policia thotë se e ka identifikuar të dyshuarin e kësaj therjeje dhe se janë në kërkim të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Sine, Istog, 11.05.2020 – 15:45. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Istog është pranuar informata se një person mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte i therur më një mjet të fortë. I dyshuari është identifikuar nga dëshmitarët dhe njësitë policore janë në kërkim të tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij është hapur rasti. /Gazeta Sinjali/