Sot Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional e kundrejt nevojave të tregut të punës në Republikën e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky komision ka rol shumë të rëndësishëm në reformimin dhe harmonizimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili luan rol vendimtar në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
“Është faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në vend dhe për një fuqi punëtore, sa më të kualifikuar”, tha Kurti.
Ndaj këtij propozimi nuk pati vota kundër, e as abstenime.
Përbërja e komisionit:
1. z. Albin Kurti, Kryeministër, kryesues;
2. znj. Arberie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
3. z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;
4. znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;
5. znj. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë;
6. znj. Majlinda Rizvanolli – Bajraktari, Këshilltare e jashtme për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP); dhe
7. z.Enis Spahiu, Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.