image Sinani: Vuçiq do shtypje të minoriteteve në shtëpi e instrumentalizim të bashkombasëve në fqinjësi

Politikë

Sinani: Vuçiq do shtypje të minoriteteve në shtëpi e instrumentalizim të bashkombasëve në fqinjësi

news image

Këshilltarja për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani ka thënë se presidenti serb Vuçiq do shtypje të minoriteteve në shtëpi dhe instrumentalizim të bashkombasëve të tij në fqinjësi në funksion të pushtetit të tij absolut.

“Ne duam të drejta për minoritetet në shtëpi, reciprocitet në të drejta të bashkombasëve në fqinjësi e në funksion të pushteteve demokratike”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Më tej këshilltarja e Luginës në Qeverinë e Kosovës, theksoi se ky është dallimi thelbësor.

/GazetaSinjali/