image Krasniqi: Qeveria abuzon me të drejtat elementare të qytetarëve

Politikë

Krasniqi: Qeveria abuzon me të drejtat elementare të qytetarëve

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pasi organizata Human Rights Watch në raportin për Kosovën për vitin 2022, ka përmendur tensionet, kërcënime dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Krasniqi ka shkruar se kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”.

“Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook. 

Më tej kryetari i PDK-së tha se shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare.

/GazetaSinjali/