Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhjen e 68-të me radhë, në të cilën u morën disa vendime, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e vendimeve që u morën në këtë mbledhje janë: Themelimi i Ndërmarrjes Publike Lokale “ Kastrioti SH.A.” Obiliq, si dhe shpronësimi për interes publik i disa pronave të paluajtshme në Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Malishevë, Obiliq dhe Suharekë.
Po ashtu, në këtë mbledhje u mor vendimi i cili obligon Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit që në bashkëpunim me Ndërmarrjet Publike Qendrore të përgatis dhe raportojë në Thesarin e Kosovës të dhënat e plota, me kohë dhe të sakta për huamarrjet e brendshme dhe ndërkombëtare të Ndërmarrjeve Publike Qendrore../Gazeta Sinjali/
Vendimet-e-mbledhjes-s-68-t-Qeverisë-1-2