image 63 të infektuar me Salmonelë nga konsumimi i ‘Kinder Surprise’ në Evropë

Shëndetësi

63 të infektuar me Salmonelë nga konsumimi i ‘Kinder Surprise’ në Evropë

news image

Të paktën 63 raste janë raportuar të jenë infektuar me bakterin e rrezikshëm të Salmonelës për shkak të konsumimit të çokollatave ‘Kinder Surprise’ në Evropë.

Shumica e të infektuarve janë nën moshën 5-vjeç, për shkak se këto çokollata konsumohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa ka edhe të tjerë më të rritur, raporton Reuters.

Skandali ka shpërthyer vetëm pak javë para pashkëve, ku kompania “Ferrero” u detyrua që të tërhiqte nga tregu miliona produkte që kanë datën e skadencës nga 11 korriku deri në 7 tetor 2022 pas konstatimit se ishin infektuar me Salmonelë.

Pjesa më e madhe e produkteve janë tërhequr nga Britania e Madhe ku autoritetet shëndetësore vendase kanë kërkuar nga konsumatorët që të mos i hanë produkte të tilla sepse mund të shkaktojnë probleme shëndetësore serioze.

Vetë kompania reagoi dy ditë më parë duke theksuar se po i tërhiqte produktet nga tregu pasi i frikësohej faktit se mund të ishin infektuar me bakterin e rrezikshëm. Kjo ndodhi pasi një mori rastesh dolën në pah në Europë dhe Britaninë e Madhe ku shumica fëmijë, pacientët mësynë spitalet për të kërkuar ndihmë.

Ata kishin simptoma si diarre, marrje mendësh, këputje, dhimbje koke dhe temperaturë.

/GazetaSinjali/