Disa persona kanë sulmuar sudion e producentit Rzon. Lajmin e ka bërë të ditur Mozzik duke treguar se personat e panjohur arritën ta thyenin xhamin dhe të vjedhnin televiziorin që gjendej brenda.
Duke e komentuar si një gjest i ligë, Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Facebook në të cilin ka publikuar edhe disa foto nga vendi i ngjarjes.
“O grahni punes punoni o njerze te lige , se un s’kom arrite duke ia thy dikujt vendin e punes , as tu e sha dikon , e as tu e vjedh dikon . Pikerisht sot qenka thyer studio ( shtepia ime e dyte) E kish marr nje Televizor , aman let kthehet t’ja jap edhe digitronin ” thotë Mozzik në postim.
Ky vend cilësohet si shtëpia e dytë e artistit, andaj ky veprim e ka prekur atë. /Gazeta Sinjali/