image The Weeknd publikon këngën e re "After Hours"

Muzikë

Muzikë/ The Weeknd publikon këngën e re “After Hours”

news image

Abel Makkonen Tesfaye i njohur me emrin artistik si The Weeknd, e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “After Hours” dhe është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

“After Hours”, është publikuar vetëm disa ditë pasi që kantautori kanadez paralajmëroi albumin e ri të titulluar me po të njëjtin emër, i cili pritet të lansohet në muajin mars.

Kënga ka arritur qysh në orët e para të marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/