image The Simpsons e kishin parashikuar satelitin “Albania” (VIDEO)

Kuriozitete

The Simpsons e kishin parashikuar satelitin “Albania” (VIDEO)

news image

Filmi i njohur i animuar “The Simpsons” është i njohur për parashikimin e ngjarjeve të mëdha që do të ndodhnin në botë.

Ky film amerikan e kishte parashikuar edhe satelitin “Albania”, të cilën e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama pati thënë se Shqipëria do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Në episodën “Adil, The Albanian Exchange Student”, paraqitet një student shqiptar me emrin Adil Hoxha, i cili ndërrohet me Bartin, djalin e familjes Simpson.

Studenti shqiptar rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti me shqiponjën dykrenare.

Ndiqeni këtë episod nga minuta e tretë./Gazeta Sinjali/