Mediumi britanik ‘The Guardian’ ka publikuar listën me emrat e 7 oficerëve të lartë të ushtrisë ruse që janë vrarë në Ukrainë dhe të një tjetër gjenerali që u shkarkua nga Kremlini zyrtar.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë janë vrarë 7 oficerë dhe një është shkarkuar.
Ata janë: Major Gjeneral Andrey Mordovich i vrarë në aksion; Major Gjeneral Oleg Mityaev i vrarë në aksion; Gjeneral Lejtnant Yakov Rezanstev i vrarë në aksion; Major Gjeneral Vitaliy Gerasimov i vrarë në aksionl; Major Gjeneral Andrei Sukhovetsky i vrarë në aksion; Major Gjeneral Andrey Kolesnikov i vrarë në aksion; Gjeneral Magomed Tushaev i vrarë në aksion dhe Gjeneral Vlaislav Yershov i shkarkuar.
Që nga 24 shkurti, kur Rusia ka bombarduar qytetet e Ukrainës, raportohet se të paktën 977 civilë u vranë dhe 1 mijë e 594 u plagosën, sipas OKB-së, por shifrat aktuale besohet të jenë dukshëm më të larta.