image The Guardian përzgjedh fotografinë e realizuar në Kosovë si më të mirën për sot

Sociale

The Guardian përzgjedh fotografinë e realizuar në Kosovë si më të mirën për sot

news image

Gazeta e njohur britanike, The Guardian ka zgjedhur një imazh të Kosovës si më të bukurën e ditës së sotme, (e martë), raporton Gazeta Sinjali.

Fotografia e publikuar ka si paraqitje ndotjen e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri.

The Guardian gjithashtu ka përzgjedhur edhe disa fotografi të tjera ku e veçon një dyqan në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe i cili u shërben vetëm qenve.

“Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali me qymyr”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë prestigjiozja britanike.

/GazetaSinjali/