image The Guardian, lexuesve: Nëse doni pushime të përballueshme, shkoni në Shqipëri

Shqipëri

The Guardian, lexuesve: Nëse doni pushime të përballueshme, shkoni në Shqipëri

news image

Prestigjiozja botërore, The Guardian, ka këshilluar që në verën që vjen, destinacion për pushuesit të jenë plazhet shqiptare, sidomos për ata që duan të shpenzojnë sa më pak.

“Me më shumë se 426 kilometra bregdet, duke përfshirë Rivierën Shqiptare (nga Vlora në Adriatik në Sarandë në Jon), nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion të nxehtë plazhi. Nuk është as sekret, siç tregojnë hotelet dhe apartamentet e pushimit në bregdetin e ndërtuar të Sarandës”, ka shkruar Guardian.

Guardian po ashtu sugjeroi disa plazhe për t’u vizituar.

“Borshi, 38 kilometra në veri të Sarandës, ka një shtrirje të gjatë plazhi me guralecë, me shumë hapësirë mes shezlongëve dhe çadrave të diellit”.

Më në veri, Dhërmiu dhe fqinji i tij Drymadë janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, por ato tërheqin turmat në verë të lartë. Plazhi i Dhërmiut është edhe mjedisi i festivalit të muzikës Kala nga 31 maji deri më 7 qershor, i cili tashmë po shitet me shpejtësi, ka shkruar tutje Guardian.

Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, si dhe zonat arkeologjike, liqenet, kënetat dhe ishujt e parkut kombëtar të Butrintit.

/GazetaSinjali/