Gazeta e njohur britanike, The Guardian ka zgjedhur një imazh të Kosovës si më të bukurën e ditës së sotme, (e martë), raporton Gazeta Sinjali.
Fotografia e publikuar ka si paraqitje ndotjen e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri.
The Guardian gjithashtu ka përzgjedhur edhe disa fotografi të tjera ku e veçon një dyqan në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe i cili u shërben vetëm qenve.
“Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali me qymyr”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë prestigjiozja britanike.