image The Guardian për filmin "Zgjoi": Historia e luftës së një gruaje të vendosur në vijën e frontit feminist të Kosovës

Film

The Guardian për filmin “Zgjoi”: Historia e luftës së një gruaje të vendosur në vijën e frontit feminist të Kosovës

news image

Festivali i vitit të kaluar rezultoi me një çmim të trefishtë për një film që e tregon historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një e ve kosovare e luftës e cila u rebelua kundër rendit patriarkal të fshatit të saj, shkruan The Guardian.

Më 25 mars 1999, gjithçka ndryshoi për fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, kur trupat serbe hynë brenda dhe i detyruan fshatarët të shpërngulen.

Ata u kërkuan për ar dhe bizhuteri dhe u grumbulluan në drejtim të xhamisë, ku burrat u ndanë nga gratë.

Gati 250 burra dhe djem u vranë ose u zhdukën në atë që do të bëhej një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës. Bashkëshorti i Fahrije Hotit ishte në mesin e 64 trupave të të cilëve nuk u gjetën kurrë.

Hoti, një grua e pashme, me flokë gri të prera mjeshtërisht, kujton ditët e tmerrshme që pasuan me një qartësi rrëqethëse, sikur çdo detaj i luftës 15-mujore ndërmjet Kosovës dhe Serbi-Malit të Zi të ishte ngulitur në kujtesën e saj.

Ata na thanë se kishin hapur një varr masiv dhe do të na ekzekutonin të gjithëve dhe do të na hidhnin në të. Të gjithë qanin dhe bërtisnin”, thotë ajo në Zoom nga shtëpia e saj, pak larg nga vendi ku ndodhi gjithçka.

Në konfuzion, ajo u nda nga vajza e saj trevjeçare dhe mendoi se djali i saj tre muajsh kishte vdekur, pasi ai u kap nga krahët dhe u hodh në një dysheme betoni. Por disi, të tre mbijetuan, së bashku me vjehrrin e saj, i cili ishte shumë i vjetër dhe i dobët për t’u çuar me të rinjtë.

Bereaved Kosovan women in a scene from Hive.

Dymbëdhjetë anëtarë të familjes së burrit të saj vdiqën në masakër, thotë ajo, dhe ajo ishte përgjegjëse për identifikimin e eshtrave të kunatit të saj dhe djalit të tij 16-vjeçar. Tani një film artistik “Zgjoi”, i cili është bërë për periudhën pasi ajo u kthye në fshatin e saj dhe po përpiqej të rindërtonte jetën e saj.

Filmi debutues i regjisores kosovare Blerta Basholli, me Yllka Gashin si roli kryesor, ishte një nga hitet kryesore të festivalit Sundance të vitit të kaluar, duke u bërë filmi i parë që fitoi të tre çmimet kryesore në konkurrencën e kinemasë botërore dramatike – çmimin e madh të jurisë, çmimin e audiencës dhe çmimi i regjisë.

Yllka Gashi as Fahrije Hoti in Hive.

Historia e Fahrijes pati një ndikim të madh tek unë”, thotë Basholli.

Duke qenë grua, nënë dhe që kam kaluar vetë luftën, e ndjeva shumë fort dhe mendova se do t’u fliste edhe njerëzve të tjerë, në një kohë kur gratë në mbarë botën po përballen me çështje të të drejtave të njeriut në një mënyrë ose në një tjetër“, shtoi ajo.

Me gjithë bujën dhe tmerret e skenarit të saj, është një vepër e cila e ndërton fuqinë e saj përmes vëmendjes ndaj krijimit të jetës pasi të ketë ndodhur më e keqja.

/GazetaSinjali/