image 'Zgjoi' nuk arrin të nominohet për 'Oscar', ishte në top 15

Film

‘Zgjoi’ nuk arrin të nominohet për ‘Oscar’, ishte në top 15

news image

Filmi kosovar “Zgjoi” fatkeqësisht nuk ia ka dalë që të çojë deri në fund rrugëtimin për në “Oscars”.

Përkundër hyrjes në listën e 15 filmave më të mirë me prodhime kinematografike nga shtete si Finlanda, Austria, Belgjika, Japonia, Italia, Irani, islanda, Gjermania, Norvegjia, Meksika, Panama, Spanja e Danimarka juria nuk e ka përfshirë në listën e ngushtë të edicionit të 94-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Filmat e përzgjedhur janë: “Drive my car”, “Flee”, “The hand of God”, “Lunana: A yak in the classroom” dhe “The worst person in the world”. /GazetaSinjali/