Presidenti Hashim Thaçi është pyetur për humbjet e PDK-së së udhëhequr nga ai në përballje me LDK-në e presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa ka shprehur vlerësim të lartë për presidentin e parë të Kosovës.
Thaçi tha se nuk e ka parë dhe nuk e sheh si fat vdekjen e Rugovës, ndërsa tha se i vlerëson më shumë të arriturat e përbashkëta sesa dallimet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë nuk e shoh fat vdekjen e presidentit Rugova. Unë e shoh si fatkeqësi… Unë vlerësoj më shumë të arriturat e përbashkëta me Rugovën sesa dallimet që i kemi pasur”, ka thënë Thaçi në “Çim Peka Live”.
Në vitet e para të lirisë, sipas Thaçit më me rëndësi ka qenë organizimi i zgjedhjeve sesa fituesi i tyre.
“Më i rëndësishëm ka qenë organizimi i zgjedhjeve të lira në vitet 2000-2001 sesa kush do të fitojë”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/