Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të mbajë përgjegjësi nëse Gjykta Kushtetuese e vlerëson së është në kundërshtim me kushtetutën dekretii tij për mandatimin e Avdullah Hotit.
Thaçi ka thënë se nuk mund ta prejudikojë aktgjykimin e Kushtetueses, por u shpreh i bindur se vendimi i tij ka qenë i drejtë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë nuk mund të prejudikoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Marr përsipër edhe përgjegjësitë e mia politike, morale dhe kushtetuese”, tha ai në “Çim Peka Live”.
“Nuk dëshiroj të hyj në interpretime politike. Unë i besoj kushtetutës. Unë jam i bindur që vendimmarrja ime është e drejtë”, theksoi Thaçi. /Gazeta Sinjali/