Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti nuk është personi më i votuar në Kosovë, pasi që sipas tij Kurti ka vjedhur vota nga diaspora.
“Zgjedhjet e fundit kanë qenë të manipuluara, fituesi është përcaktuar me votat nga jashtë vendit, ai ka manipuluar dhe ka vjedhur votën. Ka qenë fitues përmes një procesi të hajnisë, u shpall fitues përmes blerjes së votës në diasporë. Ka qenë manipulues përmes njerëzve të tij”, është shprehur Thaçi në Pressing.
Ndërkaq, për formimin e qeverisë së re, me Avdullah Hotin, ai tha se kjo qeveri është një kapitull i ri për Kosovën, ku do të ketë reforma ekonomike dhe mirëqenie sociale./ Gazeta Sinjali/