image Thaçi promovon vreshtat e Rahovecit, reagon Gjuriqi: Vera atje është produkt serb

Kosovë

Thaçi promovon vreshtat e Rahovecit, reagon Gjuriqi: Vera atje është produkt serb

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e postoi një video në Facebook për vreshtat e Rahovecit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Krenar me Toskanën kosovare. Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë”, ka shkruar Thaçi sipër videos.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3654318557947519/?t=1

Në kundërpërgjigje, Gjuriq ka reaguar duke pretenduar se vera e Rahovecit është produkt serb.

“Vera nga vreshtat e Rahovecit shërbehej në oborret e Nemanjiq. Sipas traditës, Car Dushani madje kishte një tubacion të verës të ndërtuar nga Hoça e Madhe në Prizren. Edhe sot, serbët në zonën e Rahovecit, me dashuri për tokën e të parëve të tyre dhe duke festuar Shën Trifonin, prodhojnë verëra me cilësi të lartë. Krenar me rrushin më të mirë në Rahovec dhe Hoçën e Madhe, ku manastiri i Deçanit ka edhe një vreshtë dhe me mbështetjen e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë funksionon edhe disa kantina private. Metohija ishte dhe do të mbetet serbe”, ka shkruar Gjuriq. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/markodjuricsrb/videos/600393547274506/?t=4