image Thaçi: Po kërkohet i mituri që u arratis nga Qendra Korrektuese

Kosovë

Thaçi: Po kërkohet i mituri që u arratis nga Qendra Korrektuese

news image

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për arratisjen e dy të miturve nga Qendra Korrektuese e Lipjanit.

Sinjali ka raportuar se dy të mitur janë arratisur mbrëmë nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Më pas njëri është kthyer nga prindi i tij.

Në një prononcim për Sinjalin Nehat Thaçi tha: “ Është e vërtetë, dje janë arratisur. Njërin e ka kthyer familja, tjetri është në kërkim”, tha ai.

Për shkak se të arratisurit janë të mitur, Sinjali nuk tregon se për çfarë veprash penale janë të akuzuar.