image Thaçi flet për mediat izraelite: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike

Politikë

Thaçi flet për mediat izraelite: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për mediat izraelite lidhur me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Këtë njohje Thaçi e ka cilësuar si arritje historike dhe për këtë thotë që u është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike, ndërsa shpresoj të hap ambasadën tonë në Jerusalem. U jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur që Kosova dhe Izraeli të ndërtojnë një partneritet të fortë si dy vende sovrane”, deklaroi Thaçi për Israel Hayom.

Sipas tij, kjo do të jetë vazhdimësi e një miqësie të gjatë midis popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit, të cilët thotë se kanë krijuar një lidhje të pathyeshme mbi sakrificën, luftën dhe luftën për mbijetesë gjatë gjithë historisë./Gazeta Sinjali/