image Hoti: SHBA-ja kërkon sërish që Kosova të diversifikojë energjinë përmes gazit amerikan

Politikë

Hoti: SHBA-ja kërkon sërish që Kosova të diversifikojë energjinë përmes gazit amerikan

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, lidhur me nevojën për diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Hoti ka thënë se përfaqësuesja amerikane ka përsëritur edhe një herë rëndësinë e projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sektorin energjetik të Kosovës.

Përmes një postimi, Hoti ka deklaruar se SHBA-ja vazhdon të kërkojë që Kosova të zgjerojë burimet e furnizimit me energji dhe të mos mbështetet vetëm në burimet aktuale.

“Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar gjithashtu se është përshëndetur edhe angazhimi i Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti strategjik.

Debati për diversifikimin e energjisë në Kosovë vazhdon të jetë një nga temat kryesore në sektorin energjetik, ndërsa institucionet kanë diskutuar për alternativa të reja për furnizim më të qëndrueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/