image “Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin”

Kosovë

Reagim/ “Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin”

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër emërimit të drejtorit të ri të AKI-së, Kreshnik Gashi dhe Inspektorit të Përgjithshëm, Burim Ramadani. Këto emërime ata i kanë cilësuar si antikushtetuese e pazare të PAN-it të vjetër.

Në reagimin e LVV-së, transmeton Gazeta Sinjali, ndër të tjera thuhet se ‘ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues’.

Postimi i plotë:

Ndryshe, Albin Kurti ditë më parë kishte porositur që kryeministri në largim të përmbahet në emërimin e shefit të AKI-së, pasi që sipas tij kjo detyrë i takon qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/