image Thaçi dekoron Aza Thaçi-Ferizi si "Heroinë e Kosovës"

Politikë

Thaçi dekoron Aza Thaçi-Ferizi si “Heroinë e Kosovës”

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Aza-Thaçi-Ferizi me Urdhërin ‘Heroinë e Kosovës’, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai me këtë Urdhër e ka dekoruar nënën e një nga bashkëluftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 3-vjetorin e vdekjes së saj.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sot, në tre vjetorin e vdekjes së nënës Aza Thaçi – Ferizi, e dekorova me Urdhrin Heroinë e Kosovës për guximin, trimërinë, humanizmin e treguar gjatë gjithë luftës. Nga duart e nënës Azë jo vetëm që u ushqyen ushtarët e UÇK-së, por, kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtëpia e nënës Azë, në Plluzhinë, ishte strehë e përkujdesjes dhe besnikërisë. Ajo ishte simbol i rezistencës dhe vlerave të një nëne shqiptare. HTH /Gazeta Sinjali/