image Ky është 18-vjeçari që dyshohet se rrahu nënën dhe kërcënoi me thikë policët në Prizren
[wp-story id="814678"]

Siguri

Ky është 18-vjeçari që dyshohet se rrahu nënën dhe kërcënoi me thikë policët në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren pasditen e sotme, ku një person me precedent penal, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe ka kërcënuar me thikë zyrtarët policorë që shkuan ta arrestonin.

Sinjali merr vesh se i dyshuari është Hamza Lubovci, i lindur në vitin 2003.

18-vjeçari njihet si recidivist i veprave penale, si përdorues i substancave narkotike dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ndodhej në arrest shtëpiak.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë e tyre dhe kur patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes, ai dyshohet se është fshehur pas derës së shtëpisë, e ka mbyllur derën dhe me një thikë kuzhine ka refuzuar t’u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë, për të shkuar në stacion policor.

Ai po ashtu dyshohet se i ka kërcënuar policët se do t’i sulmojë me thikë, nëse tentojnë të futen brenda dhe se do ta lëndojë veten me thikë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, nga e cila thanë se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë.

“I dyshuari është arrestuar. Nga hetuesi kujdestar është intervistuar viktima dhe i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/