Një djalosh 10-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga kujdestarja e tij, teksa ka tentuar t’i bëjë fotografi vetes duke mbajtur armën, ka thënë policia në Hjuston të Teksasit.
Caitlyn Smith është thënë të ketë qëlluar fëmijën në stomak, duke menduar se arma nuk është e mbushur.
Policia ka konfirmuar se ajo është tezja e fëmijës.
Smith, 19-vjeçare është akuzuar për plagosje të fëmijës me plagë serioze në trup.
Fëmija është në gjendje serioze, mirëpo pritet të shërohet.
Sipas Arkivës për Dhunë me Armë, vetëm këtë vit në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 6,155 persona nga të shtënat me armë zjarri.
Vitin e kaluar, 3,760 persona nën moshën 180-vjeçare janë plagosur apo vrarë si pasojë e të shtënave të këtij lloji./Gazeta Sinjali/