Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare Teuta Selimi, ka gati projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Së shpejti balada e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër.
Teuta ka zgjedhur të mos tregojë detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.
“Paranoja” është projekti i fundit muzikor i Teutës në bashkëpunim me Bigem. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/