Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku një grua e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.
Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën.
Alsat M raporton se gruaja 38-vjeçare e lindur në Prilep ka denoncuar vazhdimisht në polici për dhunë në familje bashkëshortin e saj 48-vjeçarin shqiptar nga Tetova, transmeton Gazeta Sinjali.
Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete./Gazeta Sinjali/