Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se tetë pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.
Prej tyre, 7 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 1 pacient i negativizuar, post-COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë,
Spitali i Pejës, 1 pacient,
Spitali i Gjakovës, 1 pacient.