image Tetë avionë F15 amerikan i afrohen Rusisë

Botë

Tetë avionë F15 amerikan i afrohen Rusisë

news image

Tetë avionë luftarakë F-15 të Forcave Ajrore të SHBA-ve, janë dërguar në Poloni raporton BBC.

“Avionët zbritën sot në bazën ajrore në Lask, dhe i janë bashkuar atyre që mbërritën javën e kaluar”, ka shkruar ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Gjatë fundjavës ishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në këtë vend edhe 3 mijë ushtarë, por deri tani kanë zbarkuar vetëm 1700 trupa. Shtetet e Bashkuara llogarisin se 130,000 ushtarë gjenden afër kufirit me Ukrainën.

Një ditë më parë, Rusia e la të hapur derën për më shumë diskutime me qëllim zgjidhjen e krizës. Gjatë një takimi televiziv me presidentin rus, Vladimir Putin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha ekziston gjithmonë mundësia për të arritur një marrëveshje me Perëndimin për Ukrainën.

Rusia ka insistuar se nuk ka plane për pushtim, por në të njëjtën kohë pretendon garanci për çështje të sigurisë në Europë, përfshirë atë që NATO-ja të mos zgjerohet në shtetet si Ukraina, apo ish-republika tjetër sovjetike, Gjeorgjia.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që: NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania dhe që Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë.

/GazetaSinjali/