image Tetë anëtarët e LVV-së që Kurti i rehatoi nëpër ndërmarrje publike

Kosovë

Tetë anëtarët e LVV-së që Kurti i rehatoi nëpër ndërmarrje publike

news image

Qeveria Kurti pas votimit të mocionit të mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës më 25 mars, në disa mbledhje virtuale ka shkarkuar e emëruar Borde të Përkohshme në disa ndërmarrje publike.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë në detyrë që është mbajtur mbrëmë, u shkarkuan bordet e “Ujësjellësit” dhe “Postës së Kosovës”, ku me po të njëjtin vendim u emëruan bordet e përkohshme. Krahas këtyre ndërmarrjeve, një Bord i Përkohshëm është emëruar edhe në “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Gazeta Sinjali më poshtë ju sjellë të gjithë anëtarët e emëruar në disa borde nga qeveria në detyrë.

Në Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHKSKUK), qeveria ka emëruar Diana Dafotën, e cila është anëtare e Alternativës si dhe Mirsad Shkretën që ishte kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Bordin e Përkohshëm të Ujësjellësit “Prishtina”, qeveria në detyrë ka emëruar Mentor Hysenin, i cili ishte kandidat për deputet nga radhët  e VV-së, si dhe Seat Bilibanin që gjithashtu ishte kandidat i NDS-së së Emilia Rexhepit.

Qeveria në detyrë në Bordin e “Postës së Kosovës”, ka emëruar katër anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje: Mentor Arifajn, Kujtim Shalën, Sajmije Thaçin dhe Blerton Abazin.

Gjithashtu në Bordin e “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, është emëruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Berisha, i cili ishte edhe në bordin e kaluar, ish- kandidati për deputet i VV-së, Artan Dermaku si dhe ish-udhëheqësi i Qendrës së VV-së në Podujevë, Abdullah Lala.

Në lidhje me këto emërime në bordet e përkohshme, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka thënë se u shkarkuan bordet e vjetra dhe u emëruan të reja me qëllim të ç’kapjes së shtetit dhe luftimin e korrupsionit./Gazeta Sinjali/