image Testohen 10 persona të dyshuar me koronavirus, rezultatet dalin në mbrëmje

Kosovë

Konferencë/ Testohen 10 persona të dyshuar me koronavirus, rezultatet dalin në mbrëmje

news image

Deri tani në Kosovë po testohen 10 persona të dyshuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i IKSHP-së , Naser Ramadani, i cili tha se deri sot janë testuar 82 raste të dyshuar me koronavirus, të cilët kanë rezultuar negative.

“Sot po testohen 10 persona, rezultatet priten të dalin në orët e para të mbrëmjes së sotme”, tha Ramadani në konferencën e mbajtur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deri tani nuk asnjë rast të shënuar me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/