Shkencëtarët amerikanë kanë përsosur një test laboratorik nga një mostër gjaku që me 94 për qind sukses mund të zbulojë se cilët njerëz do të kenë sëmundjen e Alzheimerit pas 20 vjetësh.
Ky lajm tingëllon si trillim shkencor, por shkencëtarët, të cilët publikuan rezultatet e tyre këtë muaj në revistën mjekësore Neurology, njoftojnë përparim të mëtejshëm në luftën kundër demencës.
Autorët e studimit, nga Universiteti i Uashingtonit në Sent Louis, argumentojnë se ndryshimet në tru mund të njihen dy dekada përpara se të zhvillohen shenjat e para të sëmundjes, bazuar në matjet e niveleve të proteinave, beta-amiloid, një tregues tjetër kryesor i diagnozës.
Testi është një mënyrë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë për të zbuluar ndryshimet në tru sesa skanimet PET (tomografia e emisioneve pozitron), transmeton KosovaPress.
Përfitimet e testeve të tilla, megjithatë, nuk do të jenë të mëdha derisa të zbulohen terapi efektive për të ndaluar sëmundjen, pasi të krijohen.