image Tesla ia mësyn Rusisë për të hapur fabrikë prodhuese

Automjete

Tesla ia mësyn Rusisë për të hapur fabrikë prodhuese

news image

Elon Musk ka thënë se Tesla ishte afër krijimit të një pranie në Rusi dhe po shikonte nëse mund të hapte fabrika atje.

Duke adresuar një ngjarje në Rusi përmes video-lidhjes, Musk ka thënë se kompania tashmë kishte vende prodhimi në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, por po shikonte hapjen e objekteve të prodhimit në pjesë të tjera të botës.

Ministria ruse e Industrisë dhe Tregtisë e ftoi Muskun në Rusi.

Prodhuesi i vogël rus i veturave private Zetta po projekton një veturë elektrike dhe planifikon të nisë prodhimin këtë vit, dhe ndihma e Teslës do të ishte e mirëseardhur.

Industria e veturave në Rusi, një eksportuese globale e naftës dhe gazit, nuk ka projekte të suksesshme të veturave elektrike aktualisht dhe analistët shohin perspektiva të pakta në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët të mbushjes. /Gazeta Sinjali/