Një sulm me thikë sot rreth orës 14:00 ka terrorizuar Stambollin, ku mbetën të plagosur 11 persona.
Sipas pamjeve që transmetojnë The SUN, duket se si një burrë, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, endet rrugëve të Esenyurt dhe godet me thikë kalimtarë të rastit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa akoma nuk dihet si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre.
“Ndërsa po ecja, një person që nuk e njihja më doli përpara dhe më nxorri një thikë. Fillimisht m’u duk sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe më goditi me thikë në këmbë dhe u largua. Unë rashë menjëherë në tokë”, ka rrëfyer një nga të plagosurit, Mehmet Üstel.
Mbetet e paqartë nëse autori i sulmit ka goditur edhe persona të tjerë, pasi ai ndodhet në kërkim, ndërsa autoritetet turke po punojnë për kapjen e tij.